Presidenti i Republikës Bajram Begaj zhvilloi një pritje me trupin diplomatik në Shqipëri
2024-01-12 10:40:35

Foto RTSH

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një pritje me trupin diplomatik në Shqipëri. Kreu i shtetit bëri një përmbledhje të ngjarjeve të vitit 2023, por u ndal edhe te sfidat dhe pritshmëritë për vitin që sapo ka nisur, shkruan “RTSH”.

“Sfidat dhe shpresat janë sa globale, aq edhe rajonale. Sa më të ndërgjegjshëm të jemi për kompleksitetin e tyre, aq më shumë do të jemi të përgjegjshëm për të gjetur zgjidhje afatgjata dhe të qëndrueshme. Po përballemi me kriza dhe kërcënime. Mbështesim zgjidhjen e konflikteve dhe nisjen e bisedimeve për gjetjen e zgjidhjes”,- tha Begaj.

Teksa garantoi se Shqipëria do të vijojë angazhimin në arenën ndërkombëtare, presidenti Begaj tha se po ashtu do të vazhdohet edhe me të gjitha reformat e filluara në vend, duke veçuar atë në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.

“Thellimi i reformave dhe nxitja e zhvillimit social-ekonomik të vendit është para së gjithash për të mirën e qytetarëve tanë. Këto ndihmojnë gjithashtu edhe në çeljen e kapitujve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe për të konsoliduar besimin e aleatëve”, deklaroi presidenti Begaj. (Irma)