Incidenti ajror, SHBA nuk ka nxitim për zëvendësimin e avionëve Boeing
2024-01-12 17:34:25

Foto ATSH

Qeveria amerikane bëri të ditur se rregullatorët e linjave ajrore nuk do të nxitojnë të zëvendësojnë aeroplanët Boeing 737 Max 9, pas një incidenti në ajër ku iku dera e avionit gjatë fluturimit.

Avionët, të cilët u pezulluan në SHBA pas një incidenti në një fluturim të “Alaska Airlines” duhet të jenë 100% të sigurt”,- deklaroi sekretari i Transportit, Pete Buttigieg, shkruan “RTSH”.

Ende nuk dihet se kur aeroplanët do të lejohen të fluturojnë përsëri.

Shefi i “Boeing”, Dave Calhoun, deklaroi se incidenti është shkaktuar nga disa dështime në kontrollin e cilësisë.

Administrata Federale e Aviacionit të SHBA-së (FAA) ndaloi 171 avionë Boeing të shtunën, të cilët u instaluan me të njëjtin panel pasi fluturimi i “Alaska Airlines” u detyrua të bënte ulje emergjente të premten.

Askush nuk u lëndua kur dera e kabinës u shkëput gjatë fluturimit të avionit të nisur nga Portland, në Oregon. (Irma)