“Microsoft” do të shtojë butonin për inteligjencën artificiale në tastierën e kompjuterëve
2024-01-12 11:53:18

Foto RTSH

Kompania “Microsoft” do të shtojë një buton të dedikuar për inteligjencën artificiale në tastierat e kompjuterëve të tij, ndryshimi i parë i rëndësishëm në gati 30 vjet.

Shumë shpejt kompjuterët e rinj “Microsoft Windows 11”, duke përfshirë pajisjet e ardhshme “Surface”, do të shfaqin çelësin “Copilot”, një buton që tregon përdorimin e inteligjencës artificiale, raporton “RTSH”.

Butoni “Copilot” do të vendoset pranë butonit të hapësirës (space), duke zëvendësuar butonin e djathtë “CTRL” në disa kompjuterë, ndërsa në të tjerët do të zëvendësojë një buton menuje.

“Microsoft” nuk ka bërë ende të ditur se cilët prodhues kompjuterësh po instalojnë butonin “Copilot”, megjithëse pohoi se disa nga kompanitë pritet të zbulojnë modelet e tyre të reja në ekspozitën në Las Vegas. (Irma)