Policia Rrugore do të gjobisë këmbësorët që nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit
2024-01-12 10:58:22

Foto RTSH

Policia Rrugore ka bërë të ditur se nuk do të tolerojë më sjelljet e gabuara të këmbësorëve në rrugë, të cilët nuk zbatojnë rregullat e qarkullimit. 

Ashtu si edhe për drejtuesit e mjeteve, ajo do të zbatojnë me korrektësi masat e parashikuara në Kodin Rrugor, shkruan “RTSH”. 

Masat ndëshkuese do të aplikohen më së shumti ndaj atyre qytetarëve që nuk respektojnë vijat e bardha apo kapërcejnë në bordurat mes rrugëve. 

Gjoba për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga këmbësorët është në vlerën e 1 mijë lekëve.

Policia u ka kërkuar qytetarëve të mbajnë me vete mjetet e identifikimit. (Irma)