Xi uron kryeministren e Bangladeshit Hasina për rizgjedhjen
2024-01-12 11:49:49

Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të enjten një mesazh znj. Sheikh Hasina për ta uruar për rizgjedhjen e saj si kryeministre e Republikës Popullore të Bangladeshit.

Xi vuri në dukje se Kina dhe Bangladeshi janë vende fqinje që kanë një miqësi tradicionale. Që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike 49 vjet më parë, të dy vendet gjithmonë e kanë respektuar njëri-tjetrin, e kanë trajtuar njëri-tjetrin si të barabartë dhe kanë arritur përfitime reciproke. Kreu i shtetit kinez tha se Kina dhe Bangladeshi e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çështjet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të tyre dhe kanë ecur krah për krah në rrugët e tyre përkatëse të zhvillimit dhe rigjallërimit, duke sjellë përfitime të prekshme për popujt e të dy vendeve.

"Në gushtin e kaluar, kryeministrja Hasina dhe unë u takuam në Johanesburg të Afrikës së Jugut dhe arritëm konsesus të rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Bangladesh," vuri në dukje Xi. 

Ai shprehu shpresën që Kina dhe Bangladeshi do të bashkëpunojnë për të realizuar më tej konsensusin e rëndësishëm të arritur nga të dyja palët, do të thellojnë besimin e ndërsjellë politik, do të çojnë përpara miqësinë tradicionale, do të forcojnë ndërlidhjen e strategjive të zhvillimit, do të ndërtojnë së bashku 'Një brez, një rrugë' me cilësi të lartë dhe do ta ngrenë partneritetin strategjik të bashkëpunimit Kinë-Bangladesh në nivele të reja.

Po atë ditë, edhe kryeministri Li Qiang i dërgoi një mesazh urimi homologes së tij Hasina për rizgjedhjen.