Parlamenti italian votoi për të vazhduar mbështetjen ndaj Ukrainës
2024-01-12 10:53:31

Parlamenti italian (FOto Busineslend)

Parlamenti i Italisë miratoi një rezolutë që rikonfirmon mbështetjen e vendit për Ukrainën për një vit tjetër në konfliktin me Rusinë.

Të dy dhomat e Parlamentit italian e mbështetën rezolutën. Në Dhomën e Ulët u siguruan 195 vota pro, 50 kundër dhe 55 abstenime. Ndërsa në Senat, 103 vota pro, 24 kundër dhe 27 abstenime.

Në një ndryshim në rezolutat e mëparshme të mbështetjes në Itali, votimi kërkoi gjithashtu që qeveria italiane të mbështesë të gjitha përpjekjet diplomatike për të negociuar një fund të konfliktit për sa kohë që këto përpjekje të çojnë në një paqe të qëndrueshme dhe të balancuar, shkruan “Xinhua”.

Italia është ndër vendet që dërgojnë pajisje ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit.

Mbështetja publike për ndihmën për Ukrainën nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian është ngadalësuar disi muajt e fundit. (Irma)