OBSH: COVID-19 përbën ende një kërcënim vdekjeprurës
2024-01-12 10:47:57

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se të dhënat nga burime të ndryshme treguan për rritje të transmetimit të Covid-19 muajin e kaluar, nxitur nga grumbullimet gjatë periudhës së festave të fundvitit, dhe praninë e variantit JN.1, i cili tani është më i zakonshmi i raportuar në mbarë globin.

Sipas OBSH-së, pothuajse 10.000 vdekje nga Covid-19 u raportuan në dhjetor, duke paralajmëruar se virusi mbetet një kërcënim i madh pavarësisht se kaloi pjesërisht pa u vënë re, shkruan “RTSH”.

“Megjithëse COVID-19 nuk është më një emergjencë shëndetësore globale, virusi ende qarkullon, ndryshon dhe vret”,- deklaroli shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas të dhënave, në dhjetor pati një rritje prej 42% të shtrimeve në spital dhe një rritje prej 62% në pranimet në njësinë e kujdesit intensiv, krahasuar me nëntorin. Tedros tha se shifrat bazohen në të dhëna nga më pak se 50 vende, kryesisht në Evropë dhe SHBA.

“Është e sigurt që ka rritje edhe në vende të tjera që nuk raportohen. Ashtu si qeveritë dhe individët që marrin masa paraprake kundër sëmundjeve të tjera, të gjithë duhet të vazhdojmë të marrim masa paraprake kundër Covid-19”,- tha shefi i OBSH-së.

Ai u kërkoi qeverive të ruajnë mbikëqyrjen dhe të sigurojnë qasje në teste, trajtime dhe vaksina të përballueshme dhe të besueshme. (Irma)