Gjykata e lartë e OKB-së hapi seancat mbi pretendimet e Afrikës së Jugut se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë
2024-01-11 20:27:59

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë hapi të enjten dy ditë argumentimesh ligjore në një rast të ngritur nga Afrika e Jugut e cila akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza. Izraeli e hedh poshtë akuzën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Juristët e Afrikës së Jugut po u kërkojnë gjykatësve që të vendosin urdhra paraprak detyrues ndaj Izraelit, duke përfshirë një ndalim të menjëhershëm të fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza.

Para hapjes së procesit, qindra protestues pro-izraelitë parakaluan para ndërtesës së gjykatës me parulla ku shkruhej "Sillini në shtëpi", duke iu referuar pengjeve që ende mbahen nga Hamasi. Pjesëmarrësit mbanin flamuj izraelitë dhe holandez.

Jashtë gjykatës, po ashtu grupe pro palestineze po protestonin në mbështetje të veprimit të Afrikës së Jugut.

Foto:VCG

Foto:VCG

Seancat dëgjimore paraprake filluan me jursitët e Afrikës Jugut që shpjeguan pse ky vend ka akuzuar Izraelin për "veprime dhe mosveprime" që kanë "karakter gjenocidal" në luftën e Gazës dhe përse po kërkon që gjykata të lëshojë një urdhër të përkohshëm për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit. Një vendim i mundshëm ka të ngjarë të marrë disa javë.