Kryeministri Rama: Vlora, një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në “Booking” për vitin 2024
2024-01-11 11:04:12

Foto ATSH

Vlora renditet si një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve “Booking” për vitin 2024.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se Vlora ka rrëmbyer vëmendjen e shumë medieve ndërkombëtare për të paralajmëruar flukse të shtuara vizitorësh drejt saj këtë sezon, citon “ATSH”.

“Vlora e rilindur është një prej 10 destinacioneve më të lakmuara turistike në platformën globale të rezervimeve “Booking” për vitin 2024”,- shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

2023-shi ishte pa dyshim viti i turizmit, pasi Shqipëria u vizitua nga më shumë se 10.1 milionë turistë.  (Elona)