Presidenti ukrainas: Hezitimet perëndimore për ndihma inkurajojnë Rusinë
2024-01-11 14:51:33

Foto ATSH

Hezitimi i Perëndimit për dërgesat e ndihmave në Ukrainë po inkurajon presidentin rus, Vladimir Putinin, që dëshiron të pushtojë të gjithë territorin e Ukrainës, deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Lituani, përcjell “ATSH”. 

“Ne duhet t’i kushtojmë vëmendje retorikës së Putinit. Ai nuk do të ndalet. Ai dëshiron të na pushtojë plotësisht. Ndonjëherë hezitimet e partnerëve në lidhje me ndihmën financiare dhe ushtarake për Ukrainën vetëm e rrisin guximin dhe forcën e Rusisë”,- tha Zelensky. 

Ai theksoi se Ukrainës i mungojnë sistemet perëndimore të mbrojtjes ajrore. (Elona)