Kryeministri Rama: Prioritetet për këtë vit, turizmi dhe infrastruktura rrugore
2024-01-11 14:22:11

Foto RTSH

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë mbledhjes së qeverisë të zhvilluar në Lezhë, deklaroi se prioritetet për këtë vit do të jenë infrastruktura rrugore dhe turizmi. 

“Diskutuam për veprat më të mëdha të infrastrukturës rrugore dhe sidomos për korridorin blu. Brenda këtij viti do të hapet aksi rrugor Thumanë-Kashar”,- deklaroi kryeministri Rama, citon “RTSH”. 

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se ka kërkuar financimin e bypass-it të Elbasanit, pjesë e Korridorit 8, i cili në pjesën shqiptare po zgjerohet me shpejtësi. 

Kryeministri tha se po synohet që investimet në infrastrukturë të bëhen nga burimet e brendshme.  Po ashtu, ai theksoi se Shqipëria synon të bëhet kampion për turizmin në Ballkan. (Elona)