Ministrja e Shëndetësisë, thirrje nënave të ardhshme që të vaksinohen kundër gripit
2024-01-11 14:40:42

Foto ATSH

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, u bëri thirrje nënave të ardhshme që të vaksinohen kundër gripit të stinës.

Në këtë periudhë të shpërthimit të viruseve të frymëmarrjes, mjekët rekomandojnë kryerjen e vaksinës jo vetëm për gratë shtatzëna, por edhe për grupet e rrezikuara, shkruan “ATSH”.

Rreth 76% e grupeve të rrezikuara janë vaksinuar deri tani dhe paralelisht po kryhen vaksinime edhe në familje për individët që e kanë të pamundur paraqitjen në qendrat shëndetësore.

Në tetor 2023 u shpërndanë 260 mijë doza vaksine kundër gripit në të gjithë Shqipërinë. (Elona)