Kreditë me probleme zbritën në 5.07%
2024-01-11 10:52:37

Foto ATSH

Kreditë me probleme pësuan rënie në nëntor të vitit të kaluar. Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, ky tregues zbriti në 5.07%, nga 5.12% që kishte qenë në muajin tetor 2023, shkruan “ATSH”.

Sipas bankierëve, rënia e kredive me probleme gjatë vitit të kaluar mund të shpjegohet me disa faktorë.

“Forcimi i ndjeshëm i lekut në kursin e këmbimit me euron dhe shumicën e valutave të huaja ka ndihmuar në ruajtjen e aftësisë paguese të subjekteve huamarrëse me të ardhura në monedhën vendase. Kjo ka kompensuar edhe rritjen e normave të interesit për kreditë në valutë të huaj, që ka pasuar shtrëngimin e politikës monetare nga Banka Qendrore Europiane. Ndërkohë, në monedhën vendase rritja e normave të interesit ka qenë mjaft e kufizuar gjatë vitit të kaluar”, - shprehen ata.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rritja vjetore e kredisë në lekë arriti në 9%. (Elona)