Mbytet gomonia me 36 emigrantë, të paktën 3 viktima dhe 15 të zhdukur
2024-01-11 11:51:40

Foto Panorama

Një ngjarje e rëndë ndodhi të mërkurën në Greqi, ku një gomone me 36 emigrantë në bord është përmbytur.

Mediat greke raportojnë për të paktën 3 viktima dhe 15 të zhdukur, ndërsa 18 të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, shkruan “Panorama”.

Sipas informacioneve të para nga Roja Bregdetare, gomonia me emigrantë të paligjshëm ishte nisur nga brigjet e Turqisë. (Elona)