“Munich Re”: 250 miliardë dollarë humbje nga fatkeqësitë natyrore në 2023-shin
2024-01-10 17:25:34

Foto ATSH

Tërmetet, uraganet, përmbytjet, stuhitë dhe fatkeqësitë e tjera natyrore shkaktuan dëme prej 250 miliardë dollarësh në mbarë botën në vitin 2023 dhe morën 74.000 jetë, sipas kompanisë gjermane të sigurimeve “Munich Re” në raportin vjetor të katastrofave natyrore.

Seria shkatërruese e tërmeteve në Turqi dhe Siri në shkurt shkaktoi numrin më të madh të viktimave, shkruan “ATSH”.

“Munich Re” ka dokumentuar shkatërrimin mbarëbotëror të shkaktuar nga katastrofat natyrore për dekada, pasi kjo është e rëndësishme për llogaritjen e primeve të sigurimit.

Humbjet ekonomike totale prej 250 miliardë dollarësh korrespondojnë me mesataren e pesë viteve të fundit. (Elona)