342 milionë lekë të ardhura nga shitja e biletave në institucionet kulturore
2024-01-10 16:21:29

Foto ATSH

Të ardhurat nga biletat e shitura në institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit. Sipas të dhënave të bëra publike nga Ministria e Kulturës, gjatë vitit 2023 janë mbledhur më shumë se 342 milionë lekë, citon “ATSH”.

Kjo shifër rezulton të jetë 43.22% më shumë se viti 2022 dhe 133.92% më shumë se viti 2021.

Nga biletat në institucione, parqe arkeologjike, kala e monumente kulture, gjatë vitit 2022 u mblodhën rreth 239 milionë lekë, ndërsa në vitin 2021, biletat sollën rreth 146 milionë lekë të ardhura.

Një ditë më parë, ministria bëri publike edhe shifrat e vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, që vetëm gjatë 2023-shit ishin vizituar nga më shumë se 1 milion persona, vendas e të huaj. (Elona)