Kancelari gjerman kërkon nga anëtarët e BE-së më shumë mbështetje për Ukrainën
2024-01-10 11:49:37

Foto ATSH

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u kërkoi anëtarëve të BE-së që të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën këtë vit, bën të ditur “ATSH”. “Dorëzimet e armëve të planifikuara për Ukrainën deri tani nga shumica e vendeve anëtare të BE-së kanë qenë shumë të pakta”,- tha Scholz pas një takimi me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.

“U bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që të rrisin përpjekjet e tyre në emër të Ukrainës”,- shtoi ai.

Udhëheqësi gjerman tha se samiti i BE-së më 1 shkurt duhet të jenë në gjendje të japë një pasqyrë sa më të saktë të kontributit që partnerët europianë synojnë të japin këtë vit për të mbështetur Ukrainën.

“Europa duhet të tregojë se është afër Ukrainës, në anën e lirisë, ligjit ndërkombëtar dhe vlerave europiane”,- tha Scholz.  (Elona)