I ftohti ekstrem godet Kanadanë pas vitit rekord të nxehtë
2024-01-10 17:11:45

Foto RTSH

Kanadaja po përfshihet nga një stuhi e fortë dimërore, pas një viti rekord me nxehtësi, zjarre dhe përmbytje.

Agjencitë e motit kanë parashikuar stuhi dëbore në pjesën më të madhe të vendit deri të paktën pasditen e së mërkurës. Kanadaja përjetoi 23 ngjarje natyrore gjatë 12 muajve të fundit, bën të ditur “Xinhua”.

Këto përfshijnë katastrofën e parë të shpallur në territore për shkak të një sezoni jashtëzakonisht aktiv të zjarreve në të gjithë Kanadanë. (Elona)