Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, jep dorëheqjen
2024-01-10 10:54:11

Foto RTSH

Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi u bë i ditur nga Presidenca franceze. Presidenti Emmanuel Macron kërkon t'i japë një shtysë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian dhe Olimpiadës së Parisit këtë verë. Presidenti francez dhe qeveria e tij kanë luftuar me ligjvënësit për të miratuar disa ligje, që kur humbën shumicën e tyre absolute në parlament, pasi Macron u rizgjodh për një mandat të dytë në 2022-shin. Ndryshimi në pozicionin e kryeministrit vjen pas një viti të dëmtuar nga krizat politike të shkaktuara nga reformat e kontestuara të sistemit të pensioneve dhe ligjet e emigracionit, shkruan “RTSH”.

Ai gjithashtu vjen vetëm pesë muaj përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian, me euroskeptikët që pritet të arrijnë rezultate rekord në një kohë të pakënaqësisë së gjerë publike për rritjen e kostove të jetesës dhe dështimit të qeverive europiane për të frenuar flukset e migracionit.  Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e Macron është pas lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen me rreth tetë deri në dhjetë pikë për zgjedhjet e qershorit për BE. (Elona)