Moti i ashpër lë mijëra fshatra pa energji elektrike në Ukrainë
2024-01-10 11:29:43

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Operatori i rrjetit energjetik të Ukrainës njoftoi se moti i ashpër i dimrit ka lënë më shumë se 1000 qytete dhe fshatra pa energji elektrike në nëntë rajone.

Sipas “Ukrenergo”, konsumi i energjisë elektrike ishte në nivelet më të larta të kësaj jave pasi temperaturat ranë në rreth -15 gradë celcius në shumë pjesë të vendit, shkruan “Panorama”.

“Niveli i konsumit vazhdon të rritet për shkak të rënies së konsiderueshme të temperaturës në të gjithë vendin. Konsumi i energjisë elektrike mëngjesin e të martës ishte 5.8% më i lartë se një ditë më parë”, thuhet në njoftimin e postuar në “Telegram”.

Për shkak të motit të keq me erërave të forta, energjia elektrike u ndërpre në 1025 vendbanime.

“Ukrenergo” njoftoi se moti i keq shkaktoi dëme të konsiderueshme në rrjetet e shpërndarjes, gjë që vonoi punimet e riparimit. (Elona)