Gjirokastra me aeroport, autoritetet vendore e shohin si aset në shërbim të turizmit
2024-01-10 11:38:27

Foto Reddit

Kryetari i bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, e cilësoi vendimin e qeverisë për ndërtimin në Gjirokastër të aeroportit të jugut, një kartolinë të bukur në nisje të vitit 2024, shkruan “ATSH”. 

Sipas tij, kjo vepër do të jetë një aset në shërbim të turizmit. 

“Kemi bërë çmos ta lironim pistën aktuale e të merrnim aprovimin për fluturimet sportive dhe ia dolëm mbanë. Tani është përpara një punë tjetër më e madhe për investimin që do të kryhet e më pas operimin e këtij aeroporti, i cili do të çlirojë potenciale të tjera zhvillimi për Gjirokastrën, Sarandën dhe krejt jugun e vendit”,- u shpreh Golemi. 

Kryebashkiaku i Gjirokastrës shprehu besimin se punimet do të nisin së shpejti dhe se në një të ardhme të afërt kjo vepër infrastrukturore do të jetë gati për fluturimet e para. (Elona)