MEPJ: Viti 2023, kapitull i rëndësishëm angazhimesh në forumet e politikës ndërkombëtare
2024-01-10 10:47:59

Ministria e Jashtme (Foto ATSH)

Viti 2023 shënoi një kapitull të rëndësishëm angazhimesh dhe arritjesh të Shqipërisë në forumet më të larta të politikës ndërkombëtare.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, në bilancin e saj për arritjet e vitit 2023 thekson se si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Shqipëria u ul në tryezën më të lartë vendimmarrëse në botë, ku kontribuoi me ide dhe zgjidhje në diskutimet mbi sfidat e krizat më të mëdha të kohës sonë, citon “ATSH”.

Për vitin 2024, si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut dhe e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s, Shqipëria mbetet e përkushtuar në shërbim të kauzave globale, me po të njëjtin angazhim dhe intensitet pune, nënvizoi MEPJ. (Elona)