Presidenti shqiptar Bajram Begaj i uron mirëseardhjen përfaqësueses së re diplomatike të Kinës
2024-01-10 10:43:33

Presidenti Begaj dhe Përfaqësuesja Diplomatike e Kinës (Foto RTSH)

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti të martën në një takim përfaqësuesen e re diplomatike të Kinës, Pang Chunxue, së cilës i pranoi letrat kredenciale.

Në një postim në rrjetin e tij social “X”, kreu i shtetit shqiptar shkruan se pranoi letrat kredenciale të ambasadores, duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri.

“I urova mirëseardhjen ambasadores së re të Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue, pasi pranova letrat e saj kredenciale”,- shkruan presidenti Begaj. (Elona)