Qeveria shqiptare do të zhvillojë mbledhje dyditore në Lezhë
2024-01-09 10:43:04

Foto Panorama

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në një takim dyditor, të martën dhe të mërkurën, në qytetin e Lezhës.

Në mbledhje do të kalohet në filtër puna e çdo ministrie për vitin 2023 dhe do të adresohen sfidat për 2024, njofton “Panorama”.

Ky vit konsiderohet i rëndësishëm në aspektin politik, pasi paraprin vitin elektoral të 2025-s.

Në mbledhjen e qeverisë do të marrin pjesë edhe dy zyrtarët më të lartë të Partisë Socialiste, partisë në pushtet, sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi, dhe kreu i Grupit Parlamentar, Bledi Çuçi.

Në konferencën e fundvitit të kaluar, kryeministri Rama u shpreh se 2023-shi ishte viti më i mirë për Shqipërinë në çdo aspekt, sa i takon turizmit, ekonomisë, apo pozicionit të vendit në arenën ndërkombëtare. (Fatosi)