Kroacia përfshihet nga moti i ashpër me dëborë, lëshohet alarmi i kuq
2024-01-09 18:10:05

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një pjesë e Kroacisë është në alarm të kuq moti për shkak të temperaturave të ulëta, erërave të forta dhe reshjeve të dëborës, njofton “Panorama”.

Situata më e vështirë është në rajonin e Rijekës, në kanalet Kvarner dhe Velebit, për shkak të një stuhie të fortë.

Parashikohet që shpejtësia e uraganit të arrijë deri në 170 kilometra në orë.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, lundrimet në det janë pezulluar. (Fatosi)