Zelenskyy: Ukraina mund ta mposhtë Rusinë
2024-01-09 20:56:58

Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të Perëndimit. Kjo deklaratë vjen ndërsa sulmi i Rusisë po hyn në vitin e tretë. 

Foto:VCG

Foto:VCG

Ekipet e emergjencave në qytetin ukrainas Dnipro luftonin me flakët të shtunën pas një sulmi me dronë të forcave ruse.

Forcat ajrore ukrainase njoftuan në rrjetin Telegram se patën shkatërruar gjatë natës 21 nga 28 dronët e nisur, por nuk përmendën edhe tre raketat me vetëdrejtim që ishin gjithashtu pjesë e këtij sulmi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh se vetëm me bashkëpunim të shtuar, mund të mposhtet agresioni rus.

“Për të krijuar një arsenal për mbrojtjen e lirisë, Evropës i duhet prodhim i përbashkët i armëve, shumë më tepër prodhim se tani. Shohim se ambiciet agresive të Rusisë mund të ndalen vetëm aty ku ka fuqi të mjaftueshme për t’i ndalur dhe ne mund ta ofrojmë një fuqi të tillë vetëm së bashku”, tha presidenti ukrainas gjatë një lidhjeje me video me Konferencën Vjetore Kombëtare për Shoqërinë dhe Mbrojtjen, të mbajtur në Suedi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

“Tashmë po përqëndrohemi që ta bëjmë Ukrainën arsenalin e botës së lirë. Po përqendrohemi që të prodhojmë të gjitha llojet e armëve dhe municioneve, që të tregojmë se mundemi t’i testojmë në fushëbetejë dhe t’i përmirësojmë gjatë luftës. Kjo është diçka me të cilën mund të kontribuojmë për botën e lirë”, tha Oleksandr Kamyshin, Ministër i Ukrainës për Industritë Strategjike.

Me sulmin rus tashmë pothuajse në vitin e tretë, Kievi vazhdon të kërkojë mbështetje materiale, ndërsa u bën thirrje partnerëve perëndimorë që ta shohin vendin si një hallkë qendrore për prodhimin e armëve.