Shtëpia e Bardhë: Presidenti Biden nuk ka në plan të shkarkojë Sekretarin e Mbrojtjes Austin
2024-01-09 17:57:38

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Presidenti Joe Biden nuk ka në plan të shkarkojë Sekretarin e Mbrotjes Lloyd Austin për shkak të mbajtjes sekret të shtrimit të tij në spital, tha të hënën Shtëpia e Bardhë, në një kohë që drejtues të lartë republikanë po bëjnë thirrje për largimin e tij nga detyra. 

Zoti Austin, i cili për nga hirearkia, është pas Presidentit Biden, në zinxhirin komandues të ushtrisë amerikane, e mbajti sekret për ditë të tëra si për Presidentin edhe për publikun, faktin që u vu nën kujdes mjekësor në 1 janar