Publikoi foto pa velin islamik, aktivistja dënohet me goditje kamxhiku
2024-01-09 10:57:37

Foto Atsh

Aktivistja iraniane 33-vjeçare Roya Heshmati, e cila kundërshton përdorimin e detyrueshëm të velit islamik, u dënua me një vit burg dhe ndalim për t’u larguar nga vendi për tre vjet, raporton “Hengaw”, një OJQ kurde, organizatë e të drejtave të njeriut me bazë në Norvegji, citon “ATSH”.

Dënimi i saj u konvertua në 74 rrahje me kamxhik për përhapjen e një fotoje të saj pa hixhab, të realizuar në bulevardin “Keshavarz” në Teheran.

“Burri që kreu ekzekutimin me kamzhik kërcënoi se do të intensifikonte rrahjet dhe do të hapte një çështje të re kundër saj”,- shkroi Roya në faqen e saj në “Facebook”.

Roya shpjegoi se një grua e mbuluar, me siguri punonjëse e gjykatës, i kishte vendosur me forcë një vello në kokë dhe se ajo ishte goditur me kamxhik në shpatulla e pjesë të tjera të trupit. (Fatosi)