Protesta të mëdha të fermerëve në Gjermani
2024-01-09 10:53:46

Foto RTSH

Fermerët në Gjermani kanë nisur protestat e paralajmëruara njëjavore, kundër planit të qeverisë për t'i dhënë fund uljes së taksave për naftën bujqësore. Manifestimi qendror do të mbahet më 15 janar, shkruan “RTSH”.

Autoritetet llogarisin pengesa të mëdha në rrugë dhe bllokada të rrugëve e autostradave, si dhe pengesa të shumta në institucione të tjera.

Ministri i Financave dhe kreu i FDP-së, Christian Lindner, kritikoi protestat e paralajmëruara. Partitë e Unionit, nga ana tjetër, mbështesin fermerët. Autoritetet federale i frikësohen radikalizimit dhe infiltrimit të qarqeve ekstremiste në protesta.

Para dy ditësh një grup ekstremistësh në radhët e protestuesve kanë sulmuar edhe një anije ku ishte ministri i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai nuk është dëmtuar, por ky sulm ka treguar se qarqet e djathta do të përpiqen ta shfrytëzojnë pakënaqësinë për qëllime politike. (Fatosi)