Shqipëria u përfshi nga reshje shiu e dëbore, ARRSH: Rrugët janë të pastruara
2024-01-09 18:14:11

Foto Rtsh

Gjatë orëve të fundit Shqipëria u përfshi nga reshje shiu, ndërsa në zonat malore ka pasur reshje dëbore, të shoqëruara edhe me temperatura të ulëta, sidomos në zonat malore, njofton “ATSH”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se grupet e punës janë në terren për të bërë pastrimin nga dëbora, rënia e gurëve apo inerteve në rrugë.

ARRSH-ja u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. (Fatosi)