Ministrja Balluku: Këtë vit përfundojmë disa vepra të rëndësishme infrastrukturore
2024-01-09 12:01:36

Foto Rtsh

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, deklaroi se përgjatë vitit 2024 pritet të përfundojnë disa prej veprave të rëndësishme infrastrukturore në ndërtim, njofton “RTSH”.

Në konferencën për analizën e vitit 2023 në infrastrukturë dhe energji, ajo përmendi Tunelin e Llogorasë, aksin Thumanë-Kashar, Rrugën e Arbrit dhe zgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës.

Ministrja Balluku vuri në dukje se këto investime vijnë prej shtimit të të ardhurave nga turizmi.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat nga turizmi për vitin 2023 janë rreth 3.2 miliardë euro, të ardhurat më të larta të regjistruara në historinë e turizmit shqiptar. (Fatosi)