Normat e lindshmërisë në Shqipëri pësojnë rënie drastike
2024-01-09 14:40:54

Foto Panorama

Normat e lindshmërisë në Shqipëri kanë pësuar rënie drastike nga viti në vit, por në disa qarqe situata paraqitet më e përkeqësuar, shkruan “Panorama”.

Të dhënat zyrtare nga Instituti i Statistikave tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit në rang kombëtar ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021-shin.

Kjo është rënia më e ndjeshme që nga viti 2015, ndonëse në disa qarqe, si Vlora dhe Korça, shkalla e fertilitetit ishit më pak se një fëmijë për grua në moshë riprodhimi.

Normat më të larta të lindshmërisë janë në qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

Në qarkun e Kukësit 100 gra në moshë riprodhimi lindën mbi 215 fëmijë në vitin 2022, në Dibër lindën 197 fëmijë.

Ndërkohë 100 gra në moshë riprodhimi në qarkun Vlorës lindën vetëm 88 fëmijë dhe në Korçë lindën 91 fëmijë më 2022-shin. (Fatosi)