Rusia bombardon me raketa qytetet e Ukrainës
2024-01-09 18:08:05

Foto Atsh

Forcat ajrore ruse kanë bombarduar edhe një herë Ukrainën me raketa, njofton “ATSH”.

Të hënën në mëngjes, media ukrainase raportoi shpërthime rreth qytetit juglindor të Ukrainës, Dnipro.

Sipas vëzhguesve, pothuajse një duzinë bombardues strategjik qëlluan me raketa në disa objektiva në Ukrainë. Po ashtu, u përdorën edhe raketa hipersonike të tipit “Kinzhal”.

Alarme për sulme ajrore u lëshuan në të gjithë Ukrainën. (Fatosi)