Shqiptarja Violeta Berisha betohet si kryebashkiake e një qyteti në SHBA
2024-01-09 18:12:41

Shqiptarja ne Nju Jork (Foto Rtsh)

Shqiptarja Violeta Berisha u betua si kryetare e bashkisë së Feirvju në Nju Xhersi, SHBA. Me këtë rast, Ambasada Amerikane në Shqipëri e ka përgëzuar zonjën Berisha, shkruan “Panorama”.

Ambasada shkruan se ajo është gruaja e parë që mban këtë pozicion që nga themelimi i Feirvju si bashki.

“Urime për Violeta Berishën, e cila së fundmi u betua si kryebashkiake e Feirvju në Nju Xhersi, duke e bërë atë të parën shqiptaro-amerikane dhe gruan e parë që mban këtë pozicion që nga themelimi i Feirvjy si bashki”, shkruan Ambasada Amerikane në Shqipëri. (Fatosi)