Shtëpia e Bardhë, takim me kompanitë e mbrojtjes mbi mbështetjen ndaj Ukrainës
2024-01-09 21:06:45

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u takuan të hënën me drejtues nga sektorët e teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes për të diskutuar se si t'i jepen Ukrainës pajisje moderne amerikane si sistemet ajrore pa pilot ose pajisjet e çminimit dhe si të mbështesin përpjekjen e Kievit për t'u mbrojtur nga Rusia.

Foto:VCG

Foto:VCG

Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, thirri një takim pesë-orësh midis ekspertëve të industrisë dhe zyrtarëve të qeverisë për aftësitë e reja teknologjike që do t'i lejonin Ukrainës të zbulojë dhe eliminojë sistemet ajrore ruse pa pilot dhe të çminojë zona të mëdha në Ukrainë ndërsa kërkesa për një fond prej më shumë se 100 miliardë dollarësh për sigurinë e Presidentit Joe Biden, që përfshinë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën, ende nuk është miratuar nga Kongresi.

Foto:VCG

Foto:VCG

Kancelari gjerman Olaf Scholz u kërkoi të hënën vendeve të Bashkimit Evropian që të ofrojnë më shumë ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Ai kritikoi vendet anëtare të BE-së për mos dërgimin e armëve të mjaftueshme në Kiev dhe u bëri thirrje atyre të bëjnë më shumë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjermania tani është një nga furnizuesit kryesorë të armëve dhe ndihmës financiare për Kievin. Në fund të vitit të kaluar, vendi ra dakord të dyfishonte ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2024 në 8.8 miliardë dollarë.