Trump thotë se fluksi i emigrantëve është rreziku "i vërtetë"
2024-01-08 17:25:20

Foto nga VCG

Ish-presidenti Donald Trump, shënoi të shtunën përvjetorin e tretë të sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara, duke bërë fushatë në Ajova ku tha se rritja e fluksit të emigrantëve në kufirin jugor të vendit është kryengritja "e vërtetë".

Pak më shumë se një javë përpara se të fillojë procesi i votimit për emërimin republikan në zgjedhjet paraprake në Ajova, zoti Trump nuk e përmendi drejtpërdrejt 6 janarin. Por ai vazhdoi të pretendonte se vendet e huaja kanë zbrazur burgjet dhe institucionet e shëndetit mendor, duke kontribuuar tek një numër rekord emigrantësh, edhe pse nuk ka prova që kjo të jetë e vërtetë.