Konfliti Izrael-Hamas, Blinken në Jordani në turin në Lindjen e Mesme
2024-01-08 12:53:46

Foto nga VCG

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ndodhet në Jordani, si pjesë e një turi në Lindjen e Mesme, ku përfshihen edhe vizitat në Izrael dhe Bregun Perëndimor. Në Aman, Blinken zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ajman Safadi.

Blinken tha se ishte e domosdoshme që ndihmat të mbërrinin në Gaza dhe të mund të shpërndaheshin në të gjithë enklavën.

Në foskus të bisedimeve të Blinken me zyrtarët e lartë në Aman është gjetja e mënyrave për rrugën drejt paqes në konfliktin midis Izraelit dhe Hamasit, i nisur tre muaj më parë.

Vizita e kryediplomatit amerikan në shtetet arabe zhvillohet pas frikës se lufta në Gaza mund të shtrihet edhe në vende të tjera të rajonit.

Blinken vizitoi më herët edhe Greqinë, ku u takua me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, si dhe Turqinë, ku u takua me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan dhe ministrin e Jashtëm, Hakan Fidan.

Ai deklaroi se do të sigurohet që konflikti në Lindjen e Mesme mos të përhapet më gjerë.  (Irma)