Kryeministri Rama: “Wines of Albania”, nisma që promovon Shqipërinë si destinacion eno-turistik
2024-01-08 14:57:20

Foto nga ATSH

Vreshtaria shqiptare me traditë mijëravjeçare të dokumentuar, vitet e fundit ka marrë hov zhvillimi cilësor.

Kryeministri Edi Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale një video të nismës “Wines of Albania”, deklaroi se kjo është një nismë që e promovon ndërkombëtarisht Shqipërinë si destinacion eno-turistik, ku historia, klima e biodiversiteti, varietetet unike, kultura, tradita dhe përkushtimi i atyre që punojnë çdo ditë në kantina, përmblidhen në një poezi dedikuar verës shqiptare, përcjell “ATSH”.

Zhvillimi i ekonomisë dhe i turizmit në veçanti kanë sjellë kërkesa në rritje për verërat shqiptare.

Dhjetë kultivarët e hardhive me të cilët verërat shqiptare mund të përfaqësohen më denjësisht janë: Cerujë, Debinë, Dibrak, Kallmet, Pulës, Serrinë, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, Vlosh, Vranç. (Fatosi)