Katari: Vrasja e zyrtarit të Hamasit ka vështirësuar negociatat e pengjeve
2024-01-08 15:07:49

Foto nga VCG

Vrasja e Saleh al-Arouri, nënkryetari i byrosë politike të organizatës militante palestineze Hamas, i ka vështirësuar negociatat me Hamasin për lirimin e pengjeve, thanë zyrtarët e Katarit, citon “ATSH”.

Katari ndërmjetësoi luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, së bashku me Egjiptin dhe Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri i Katarit dhe zyrtarë të tjerë u thanë familjarëve të pengjeve amerikanë dhe izraelitë se vdekja e al-Arouri në Bejrut i kishte bërë më të vështira përpjekjet për të siguruar një marrëveshje të re.

Kryeministri i Katarit, Abdulrahman Al Thani, u tha familjarëve të pengjeve se ai ishte personalisht i përkushtuar për të siguruar një marrëveshje të re për lirimin e tyre.  (Fatosi)