BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe të Serbisë për njohjen e ndërsjellë të targave të makinave
2024-01-08 21:01:18

Bashkimi Evropian ka mirëpritur vendimin e Kosovës dhe Serbisë që zyrtarisht të njohin targat e makinave të njëra tjetrës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha në një deklaratë se vendimet janë “hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe të zotimeve që morën në të kaluarën në kuadër të bisedimeve që lidhen me lëvizjen e lirë”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në deklaratë thuhet po ashtu se vendimi i qeverive në Kosovë dhe Serbi për çështjen e targave “dëshmon se përparimi në çuarjen përpara të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i mundur dhe vë në pah rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të bisedimeve të lehtësuara nga BE-ja”.