Ukraina raporton shkatërrimin e qendrës komanduese ruse në Krime
2024-01-08 10:40:41

Ushtria ukrainase raportoi se kishte shkatërruar një qendër komanduese ruse në aerodromin “Saki”, në gadishullin e Krimesë, në një sulm me raketa.

“Të gjitha objektivat në aerodromin Saki u goditën”,- deklaroi shefi i Forcave Ajrore ukrainase, Mykola Oleshchuk, sipas medieve lokale. citon “RTSH”.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar katër raketa ukrainase.

Raportimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Që nga nisja e konfliktit në shkurt 2022, forcat ukrainas kanë kryer sulme të shpeshta ndaj objektivave ushtarake ruse në Krime, e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.

Në shtator 2023, Ukraina goditi selinë e flotës ruse të Detit të Zi në Sevastopol me raketa “Storm Shadow” të furnizuara nga Perëndimi.

Më 26 dhjetor, anija e madhe “Novocherkassk” u fundos ndërsa ishte ankoruar në qytetin port. (Fatosi)