SHBA, kritika mbi mungesën e transparencës lidhur me shtrimin në spital të kreut të Pentagonit
2024-01-08 17:26:31

Foto nga VCG

Udhëheqës të lartë të administratës së Presidentit Biden, zyrtarët më të lartë të Pentagonit dhe ligjvënësit amerikanë nuk ishin në dijeni që Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin ishte i shtruar në spital që nga e hëna, thanë zyrtarët amerikanë të shtunën. Kjo çështje ka ngritur shumë pikëpyetje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore dhe mbajtjen të fshehtë të trajtimit mjekësor të zotit Austin.