Incidenti me avionin në SHBA, ndalohen “Boeing 737 Max 9”
2024-01-08 10:42:45

Foto nga VCG

Rregullatori i linjës ajrore amerikane ka urdhëruar ndalimin e disa avionëve “Boeing 737 Max 9”, pasi dera e një avioni ra gjatë një fluturimi të “Alaska Airlines”, njofton “RTSH”.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) bëri të ditur se inspektimet do të preknin 171 avionë.

“United Airlines” njoftoi se ka kryer inspektimet e kërkuara nga FAA-ja në disa prej 79 avionëve të saj “Boeing 737 Max 9”.

Heqja e disa prej avionëve nga shërbimi shkaktoi dhjetëra anulime fluturimesh të shtunën, njoftoi linja ajrore në një deklaratë.

Më herët, FAA-ja bëri të ditur se do të urdhëronte ndalimin e përkohshëm të disa avionëve “Boeing 737 Max 9” të operuar nga linjat ajrore amerikane ose në territorin amerikan. (Fatosi)