Charles Michel shpall kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Evropian
2024-01-08 14:24:18

Foto nga VCG

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, shpalli kandidaturën për zgjedhjet e Parlamentit Europian, që zhvillohen në qershor. Gjatë një interviste për një medie gjermane, ai tha se nëse zgjidhet, do të largohet nga posti i tij në mes të korrikut, shkruan “Panorama”.

Nëse ai fiton, liderët evropianë duhet të kërkojnë një president të ri të Këshillit të Evropës nga mesi i korrikut, përndryshe, ai rol do t’i shkojë liderit të vendit që mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, që do të jetë Viktor Orban i Hungarisë.

Michel, ish-kryeministër i Belgjikës, është president i Këshillit të Europës, i cili përfshin drejtuesit e 27 shteteve anëtare të BE-së, që nga viti 2019.

Kjo është hera e parë që një president i KiE-së do të jetë kandidat në zgjedhjet parlamentare evropiane.  (Fatosi)