Ministrja Kumbaro: Fokusi tani do të përqendrohet te turizmi elitar
2024-01-08 10:54:42

Foto nga ATSH

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se nga hyrja e rreth 10 milionë turistëve të huaj në Shqipëri janë përftuar afro 3.2 miliardë euro, të cilat janë injektuar tashmë në ekonominë shqiptare.

Ministrja Kumbaro theksoi se përfitimi i shqiptarëve dhe Shqipërisë mbi të gjitha është imazhi i mirë, që përthit investues dhe turistë të tjerë.

Sipas saj, tashmë objektivi kryesor është turizmi elitar, për të kaluar nga sasia në cilësi, shkruan “ATSH”.

“Këto janë para të injektuara në ekonominë e Shqipërisë, pasi turistët kanë shpenzuar gjatë qëndrimit. Gama e harxhimit të shpenzimit të tyre është brenda sektorit të ekonomisë”, tha ministrja Kumbaro.

Ajo bëri të ditur se qeveria është në bisedime me “Booking.com” dhe “Airbnb”, për të pasur një panoramë më të qartë të dinamikës së të ardhurave të marra nga turizmi.

Ministrja Kumbaro theksoi se investimet në infrastrukturë përmes hoteleve dhe restoranteve me 4 dhe 5 yje synojnë turizmin elitarë.

“Kjo është arsye që duam të fokusohemi te turizmi elitar, për të kërkuar cilësi dhe jo sasi. Nami i mirë na ka dalë, është një arritje dhe do të vazhdojë kurioziteti i vizitorëve. Ne tashmë duhet të fokusohemit te cilësia dhe që turisti që vjen mos të zhgënjehet, por të na rikthehet. Prandaj kemi lehtësuar investimet për resortet apo hotelet me 4-5 yje. Po investohet në aeroporte dhe instrastrukturë rrugore, për të afruar sa më shumë turistin me destinacionin e paracaktuar”, theksoi ministrja Kumbaro. (Irma)