Parku Korab-Koritnik pati vizita të shumta turistike gjatë 2023-shit
2024-01-08 14:59:29

Foto nga ATSH

Parku natyror Korab-Koritnik po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj.

Sipas Administratës së Zonave të Mbrojtura në Kukës, nga janari deri në dhjetor 2023 parku u vizitua nga afro 57 mijë turistë, ndër të cilët rreth 37 mijë ishin të huaj, shkruan “ATSH”. Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore.

Ky park shtrihet në një lartësi mbi 1300 metra mbi nivelin e detit dhe në të mund të gjesh gjithë bukurinë natyrore dhe peizazhet e mrekullueshme.

Maja e malit të Korabit, më e larta në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë. (Fatosi)