OKB: Ndihmat për Gazën janë vonuar prej luftës
2024-01-07 15:57:03

foto nga VCG

foto nga VCG

Organizatat e ndihmës nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë ndihmat e nevojshme urgjente për shpëtimin e jetëve në Gazën veriore për ditë të tëra, sipas agjencisë së ndihmës emergjente të OKB-së, OCHA, shkruan “ATSH”.

Kjo organizatë njoftoi se OKB-ja dhe organizatat partnere nuk ishin në gjendje të dërgonin ndihma humanitare në veri të lumit Wadi, në Gaza për katër ditë, pasi aksesi në zonat ishte vonuar për shkak të luftimeve në zonë.

foto nga VCG

foto nga VCG

Furnizimet urgjente të ndihmës përfshinin ilaçe për më shumë se 100.000 persona për një muaj.

foto nga VCG

foto nga VCG

OCHA-ja bëri thirrje për qasje urgjente, të sigurt, të qëndrueshme dhe të papenguar humanitare në zonat në veri të Gazës, të cilat janë shkëputur nga jugu për më shumë se një muaj.

Lufta midis Izraelit dhe organizatës islamike Hamas ka tre muaj që po vijon në Rripin e Gazës.

Sipas autoritetit shëndetësor të kontrolluar nga Hamasi, numri i palestinezëve të vrarë është të paktën 22.438, shumica prej të cilëve civilë. (Irma)