KOKSH nis shpërndarjen e uniformave për ekipet sportive në shkolla
2024-01-07 16:14:38

Sporti ne shkolla (Foto nga Atsh)

Sporti ne shkolla (Foto nga Atsh)

Në kuadër të projektit “Ekipet sportive në shkolla”, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka nisur shpërndarjen e uniformave dhe topave për ekipet e volejbollit dhe basketbollit në të gjitha shkollat e Shqipërisë, bën të ditur “ATSH”.

Vitin e shkuar në projektin kombëtar “Ekipet sportive në shkolla” u përfshinë 10 mijë nxënës, 700 skuadra nga 61 bashki të Shqipërisë dhe 350 trajnerë.

Çdo nxënës që është pjesë e ekipeve të programit merr falas të gjithë bazën e nevojshme materiale. 

Me këtë projekt të ekipeve sportive në shkolla janë gjallëruar të gjitha bashkitë e vendit me jetën sportive. (Irma)