Greqia dhe Bullgaria premtojnë forcimin e bashkëpunimit për energjinë dhe transportin
2024-01-07 10:54:11

foto nga VCG

foto nga VCG

Greqia dhe Bullgaria kanë rënë dakord të forcojnë dhe të shpejtojnë bashkëpunimin, veçanërisht në fushat e energjisë dhe transportit, në bazë të korridorit jug-veri për gazin natyror.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe ai bullgar, Nikolai Denkov, zhvilluan një drekë punë në Athinë, ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe përparimin e bashkëpunimit në një sërë sektorësh me interes të përbashkët, veçanërisht lidhjen greko-bullgare të rrjeteve rrugore dhe hekurudhore, shkruan “RTSH”.

Çështjet me interes të përbashkët ishin diskutuar edhe më parë në nivel të lartë në tetor 2023, gjatë samitit tripalësh Greqi–Bullgari–Rumani dhe para nënshkrimit të një deklarate nga drejtuesit e të tria vendeve.

foto nga VCG

foto nga VCG

Para fillimit të takimit, Mitsotakis uroi homologun bullgar për futjen e vendit në zonën Shengen dhe nënvizoi se ai pret me padurim aplikimin e plotë të Shengenit përfshirë kufijtë tokësorë, të cilat, sipas tij, janë të rëndësishme për marrëdhëniet dhe tregtinë dypalëshe.

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministri bullgar vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera strategjike mes dy vendeve në disa sektorë, si transporti, energjetika dhe industrinë e mbrojtjes. Po ashtu, ai theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të disa prej projekteve në muajt e ardhshëm. (Irma)