Kryeministrja italiane: G7-a do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën
2024-01-07 15:21:52

foto nga VCG

foto nga VCG

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, siguroi Ukrainën për mbështetjen e vazhdueshme të grupit të shtatë vendeve të mëdha të industrializuara (G7).

Sipas medias italiane, në një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Meloni tha se agresioni rus ndaj vendit fqinj do të jetë në fokus të presidencës italiane të G7-s, shkruan “ATSH”.

Anëtarë të tjerë janë SHBA-ja, Gjermania, Kanadaja, Britania e Madhe, Japonia dhe Franca.

Zelensky falënderoi Melonin për mbështetjen e saj, përfshirë dhe dëshirën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në.

Ukraina është mbrojtur kundër agresionit ushtarak rus për gati dy vjet.

Në mes të dhjetorit 2023, BE-ja ra dakord të nisë negociatat e pranimit me qeverinë ukrainase. (Irma)